Home Edukim Kosova dhe Maqedonia e Veriut realizojnë ushtrim të përbashkët ndërkufitar

Kosova dhe Maqedonia e Veriut realizojnë ushtrim të përbashkët ndërkufitar

27 views
0
SHARE

Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Verit kanë realizuar sot disa ushtrime të përbashkëta.

Në pikën kufitare në mes të këtyre dy vendeve në Glloboqicë, u realizua aksioni i përbashkët potera-ndjekja, me qëllim të parandalimit të krimit kufitar – për ndjekje ndërkufitare.

Ramush Haradinaj tha se Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë besim në njëra-tjetrën në gjitha aspektet si dhe në rend dhe ligj.

“Rendin dhe ligjin do ta ruajmë bashkë dhe kriminelët dhe rreziqet do t’i përballim bashkë. Ne i gëzohemi sukseseve të Maqedonisë së Veriut, suksesit drejt NATO-s. Edhe ne i kemi aspiratat tona si Kosovë”.

Haradinaj pati edhe një porosi.

“Porosia e dytë është që në rast të liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo do të thotë që kufijtë janë të sigurt dhe kriminelët nuk mund të lëvizin lirshëm. Qytetarët duhet me pas të drejtën për lëvizje të lirë”.

Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm i Maqedonisë Veriore, u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij ushtrimi taktik.

“Dëshmuan se të dy policitë treguan gatishmëri të lartë në ndjekje të kriminalitetit ndërkufitar. Kështu e garantojmë stabilitetin e dy shteteve. Ne dëshmuam se jemi shumë të përgatitur dhe jemi faktor stabiliteti në këtë rajon. Nëse dëshirojmë të kemi zhvillim të vlerave demokratike të vendeve tona duhet t’i zbatojmë të gjitha ato vlerat dhe të drejtat e gjithë qytetarëve. Ky ushtrim e dëshmoi profezionalizmin dhe ky është prioritet i yni i përbashkët”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kosova-dhe-maqedonia-e-veriut-realizojne-ushtrim-te-perbashket-nderkufitar/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here