Home LifeStyle Koreja e Veriut paralajmëron testimin e bombës hidrogjenike në Paqësor

Koreja e Veriut paralajmëron testimin e bombës hidrogjenike në Paqësor

19
0
SHARE

Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

Koreja e Veriut ka paralajmëruar testimin e bombës hidrogjenike në Oqeanin Paqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho, në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në adresimin para kombit nëpërmjet televizionit shtetëror, është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ndaj Koresë se Veriut.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raporton se Ri ka përcjell mesazhin se Pheniani do t’i përgjigjet kërcënimeve në nivelin më të lartë. “Është i mundur një test i ri i bombës shkatërruese me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri.

Ai gjithashtu tha se kreu i Koresë së Veriut, i ka premtuar popullit se Presidenti i SHBA-ve, Trump, do të paguante shtrenjtë, sepse “kërcënoi me shkatërrimin e plotë të Koresë së Veriut.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha se SHBA është e gatshme të shkatërrojë plotësisht Korenë e Veriut nëse është e detyruar të mbrojë veten, kurse për udhëheqësin e Koresë së Veriut, tha se “ishte në një mision vetëvrasës.”

SHPËRNDAJE

Facebook

Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here