Home Edukim Konjufca: Thaçi e Veseli e konsiderojnë VV-në kundërshtare, duan ta eliminojnë nga...

Konjufca: Thaçi e Veseli e konsiderojnë VV-në kundërshtare, duan ta eliminojnë nga skena politike

16 views
0
SHARE

Ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore në Prishtinë edhe Glauk Konjufcam kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, lidhur me organizatën “Syri i Popullit”.

Konjufca, ashtu siç deklaroi më herët edhe Kurti, tha se kallëzimin penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, e kanë bërë për “deklarim të rrejshëm”.

“Deklarata ime ishte në cilësinë e të dëmtuarit ishte për deklarimet e rrejshme nën betim të Thaçit e Veselit të cilët me synim dhe prapavijë politike, dhe qëllim shumë të keq kundër Vetëvendosjes, meje e Albin Kurtit, kanë deklaruar se jemi themelues të “Syrit të Popullit” e kemi shkruar komunikata të UÇK-së që lidhen me vrasjet gjatë luftës në Kosovë dhe vrasjet e pasluftës. Këto janë pretendime të tyre që të lidhin Vetëvendosjen me terrorizmin e vrasjet e luftës në kohën e luftës sonë çlirimtare, dhe kjo është e papranueshme”, tha Konjufca, transmeton Koha.net.

Konjufca, tha se “Kjo është arsyeja pse i paditëm, sepse kanë bërë deklarime të rrejshme nën betim”.

“Qëllimi i tyre është i qartë. Kanë synim politik që duke e konsideruar VV-në si kundërshtar politik, të bëjnë këso mëveshje të veprave të rënda penale përmes deklarimeve të rrejshme, ashtu që ta eliminojnë prej skenës politike VV-në, Kurtin dhe mua”, shtoi tutje Konjufca.

Konjufca tha s’e nuk e di pse është vonuar Prokuroria në këtë rast, por është lajm i mirë që Prokuroria po aktivizohet, dhe siç tha ai, “tash në Kosovë s’duhet pritur me vite të tëra kur në pyetje janë krerët e lartë të shtetit”.

“Me deklarata të tyre, kanë treguar se janë dirigjues të institucioneve të drejtësisë”, tha Konjufca.

http://mesazhi.com/konjufca-thaci-e-veseli-e-konsiderojne-vv-ne-kundershtare-duan-ta-eliminojne-nga-skena-politike/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here