Home Edukim Konjufca: Koalicioni nuk u bë sepse LDK-ja e kushtëzoi marrëveshjen

Konjufca: Koalicioni nuk u bë sepse LDK-ja e kushtëzoi marrëveshjen

5 views
0
SHARE

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,  ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen për qeverinë, kuvendin dhe pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në T7.

Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/konjufca-koalicioni-nuk-u-be-sepse-ldk-ja-e-kushtezoi-marreveshjen/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here