Home Edukim Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

18 views
0
SHARE

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Ky vendim u mor duke u bazuar në nenin 13 dhe 58 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës, kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

U R D H Ë R E S Ë

Për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike

1.            Ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i produkteve (mjeteve) piroteknike gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zonat e banuara, sheshe, rrugë, etj.

2.            Ndalesa sipas pikes 1 të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej datës 19 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020, përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 prej orës 23:30 deri në ora 00:30 e datës 01 janar 2020.

3.            Personat të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro (njëqind euro).

4.            Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit.

5.            Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/komuna-e-rahovecit-ndalon-perdorimin-e-mjeteve-piroteknike/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here