Home Edukim Kishat gjermane kritikojnë shitjet e armëve në Arabinë Saudite dhe Egjipt

Kishat gjermane kritikojnë shitjet e armëve në Arabinë Saudite dhe Egjipt

15 views
0
SHARE

Kishat katolike dhe ato protestante të Gjermanisë kanë kritikuar qeverinë gjermane për eksportet e armëve të saj në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke paraqitur raportin vjetor të eksportit të armëve në Berlin, Simone Wisotzki nga Konferenca e Përbashkët e Kishave dhe Zhvillimit (GKKE) tha se në vitin 2018 “Algjeria renditet e para si vend pranues midis vendeve të treta problematike, jo anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, ndërsa vendi i katër është Arabia Saudite”.

“Në gjysmën e parë të vitit 2019, midis vendeve të treta Egjipti është në një pozicion të lartë si blerës i eksporteve gjermane të armëve. Gjermania po bashkëpunon me regjimin ushtarak të presidentit Abdel Fattah al-Sissi që po kritikohet për torturimin e figurave të opozitës deri në vdekje, si dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e disidentëve. Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu mund të llogariten në autorizimet individuale të eksportit në vitin 2019”, tha Wisotzki.

Ajo theksoi se të tre vendet ishin pjesë e të njëjtit koalicion në luftën në Jemen dhe vazhduan të mbështesin forcat besnike të komandantit Khalifa Haftar kundër qeverisë së Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), veprim që shkel embargon e OKB-së.

GKKE është një grup jofitimprurës i protestantëve dhe katolikëve në Gjermani që kryen studime mbi paqen dhe konfliktin ushtarak.

Qeveria gjermane në fillim të vitit 2018 u zotua se do t’u japë fund eksporteve të armëve në “vendet e përfshira drejtpërdrejtë në luftën e Jemenit”, megjithëse që nga ajo kohë disa shitje kanë vazhduar.

Megjithatë, ky zotim që nga ajo kohë është përmbysur, pasi marrëveshjet e vjetra të armëve ende po respektohen dhe ende po lejohen eksportet e armëve që nuk duhej të shpërndaheshin drejtpërdrejtë në konflikt.

Po ashtu Arabia Saudite ende është duke blerë armë që janë pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, të tilla si aeroplani ‘Eurofighter’ dhe sistemet e raketave tokësore dhe ajrore ‘MBDA’, të cilat janë ndërtuar nga një konsorcium i kompanive evropiane.

Grupet gjermane për të drejtat e njeriut po ashtu janë ankuar për faktin se armët gjermane janë përdorur kundër protestuesve në vende si Arabia Saudite dhe Egjipti.

http://mesazhi.com/kishat-gjermane-kritikojne-shitjet-e-armeve-ne-arabine-saudite-dhe-egjipt/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here