Home Edukim Khamenei emëron pasuesin e Soleimanit të ekzekutuar nga amerikanët

Khamenei emëron pasuesin e Soleimanit të ekzekutuar nga amerikanët

16 views
0
SHARE

Komandanti i lartë i Iranit Ali Khamenei ka emëruar Esmail Qaanin si komandantin e ri të njësisë elitare të Gardës Revolucionare pas vdekjes së gjeneral Qassem Soleimani në Bagdad.

“Pas martirizimit të gjeneralit të famshëm Qassem Soleimani, emëroj gjeneral brigade Esmail Qaani si komandant të forcave të Gardës Revolucionare Al Qods”, u tha në një deklaratë në faqen e tij zyrtare.

Soleimani u vra sonte në një sulm nga forcat amerikane, për të cilin Pentagoni tha se ekzekutimi u bë me urdhër të Presidentit Trump.

Khamenei dhe Presidenti iranian Hassan Rouhani janë zotuar për hakmarrje për vdekjen e gjeneralit.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/khamenei-emeron-pasuesin-e-soleimanit-te-ekzekutuar-nga-amerikanet/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here