Dy shtetas të Kosovës dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës.
Informacionin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili ka thënë se ekipet emergjente janë duke bërë maksimumin që të njëjtit të lokalizohen dhe të shpëtohen, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abaz nga fshati Livoç i Gjilanit.
Ata përmes Facebookut kanë bërë një të ashtuquajtur “Check In” në njërin prej hoteleve në qytetin e Durrësit.

Hoteli ku ata kanë qëndruar gjendet afër zonës së plazhit.


http://mesazhi.com/keta-jane-dy-vellezerit-nga-gjilani-qe-dyshohet-se-gjenden-nen-rrenoja-ne-durres/