Home Edukim Këshilli i Evropës kundër “anti-shpifjes”: Jo në përputhje me lirinë e medias,...

Këshilli i Evropës kundër “anti-shpifjes”: Jo në përputhje me lirinë e medias, të rishikohet

15 views
0
SHARE

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatović ka kritikuar paketën “anti-shpifje” të Qeverisë shqiptare, e cila është planifikuar të kalojë nesër në Kuvend, shkruan topchannel.

Mijatović shprehet thellësisht e shqetësuar për këtë paketë të Qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e saj.

“Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagim.

Komisionerja e konsideron shqetësues faktin që faqet në internet mund të bllokohen pa vendim gjykate dhe kjo përbën goditje të fortë për lirinë e shprehjes.

“Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe prezantimi i rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend”, thuhet në reagim.

Vetë-rregullimi i medias dhe një internet i hapur konsiderohen me rëndësi për Këshillin e Evropës.

“Prandaj, i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i bëjnë ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës”, mbyllet deklarata e Dunja Mijatović.

http://mesazhi.com/keshilli-i-evropes-kunder-anti-shpifjes-jo-ne-perputhje-me-lirine-e-medias-te-rishikohet/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here