Home Edukim Kërkohet paraburgim për policin, që vrau një qytetar në Gjilan

Kërkohet paraburgim për policin, që vrau një qytetar në Gjilan

16 views
0
SHARE

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit V.H., i cili dyshohet se me armë zjarri, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari V.H., dje rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’Nato 99’’, në Gjilan, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, shkaktohet aksident trafiku me kamionin, të cilin ishte duke e drejtuar i ndjeri L.S, ku pas aksidentit, i dyshuari del nga vetura dhe pas kacafytjes, kërcënimeve dhe sharjeve ndëmjet tij, viktimës dhe djalit të viktimës, i dyshuari e nxjerr armën e zjarrit dhe pasi viktima hyn në kamion, ai i afrohet te dera e kamionit dhe me armë shtin një herë në drejtim të tij, me ç’rast e godet nën vetullën e syrit të djathtë, i cili për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

“Me këto veprime, i dyshuari V.H., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjithashtu, ai dyshohet edhe për dy vepra penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që i janë gjetur edhe dy revole të tjera dhe fishekë të llojeve të ndryshëm, si edhe veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, pasi që para rastit të ndodhur, derisa ishte duke dëgjuar muzikë në një lokal në fshatin Malishevë, në brendësi të lokalit ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari gjendet në ndalim 48- orësh dhe sot pritet të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

http://mesazhi.com/kerkohet-paraburgim-per-policin-qe-vrau-nje-qytetar-ne-gjilan/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here