Home Edukim KEDS: Erërat e forta po shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, shtylla të...

KEDS: Erërat e forta po shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, shtylla të thyera dhe përçues të këputur

15 views
0
SHARE

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike (KEDS) njofton se në disa pjesë të vendit, sidomos pjesën perëndimore janë duke fryrë erëra të fuqishme.

KEDS thotë se si pasojë, janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve, veçanërisht në rajonin e Pejës. Disa prishje janë edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës. Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur.

“Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme. Për t’u evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anekënd vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër. Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Në fund, KEDS thotë se do të mbajë të informuar në vazhdimësi konsumatorët.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/keds-ererat-e-forta-po-shkaktojne-prishje-ne-rrjetin-elektrik-shtylla-te-thyera-dhe-percues-te-keputur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here