Home Këshilla Ke ankthe dhe pagjumesi ? Kur shkon per te fjetur thuaj?

Ke ankthe dhe pagjumesi ? Kur shkon per te fjetur thuaj?

0 views
0
SHARE
Lutjet për kapërcimin e frikës, druajtjes dhe pagjumësisë

Imam Tirmidhi në Xhamiun e vet ka shënuar se njëherë Halidi i ishte ankuar të Dërguarit të All-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., për pagjumësi dhe ankthe. I Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i kishte thënë: “Kur shkon për të fjetur, thuaj: ‘O All-llah, Ti je Zot i shtatë qiejve dhe i asaj që ato përfshijnë, i dy tokëve dhe jetëve që i mbajnë ato, i Zotëriut të shejtanëve dhe i atyre që ata i mashtrojnë. Zot, bëhu mbrojtësi dhe fqinji im. Më ruaj nga çfarëdo e keqe që mund të më shkaktojnë krijesat e tua në mënyrë që asnjëra prej tyre mos të mundet të më sulmojë kur jam duke pushuar ose të ma prishë jetën time private. Vërtet, fqinjët e Tu janë të fuqishëm dhe të sigurt kur Ti i mbron. Kujtimi Yt është i thellë. Vërtet, vetëm Ti je All-llah.

Në të njëjtën përmbledhje thuhet se ‘Amir bin Shu’ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e kishte zakon t’iu mësonte një lutje për mposhtjen e frikës. Kjo lutje ka këtë tekst: “Kërkoj mbështetje në përsosurinë e fjalëve të përsosura të All-llahut nga zemrimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga çfarëdo e keqe që mund të më vijë nga krijesat e Tij dhe nga provokimi i shejtanit, dhe kërkoj mbrojtjen e Tij nga afrimi i tyre pranë meje”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here