Home Edukim Kaos në Bagdad, protestuesit i vënë flakën ambasadës Amerikane

Kaos në Bagdad, protestuesit i vënë flakën ambasadës Amerikane

18 views
0
SHARE

Mijëra protestues të zemëruar irakenë u mblodhën në Ambasadën e Sh.B.A në Bagdad të Martën, duke protestuar kundër sulmeve ajrore vdekjeprurëse të SHBA këtë javë që vranë 25 luftëtarë nga një grup militant shiit i mbështetur nga Irani në Irak. 

Duke bërtitur “Poshtë, Poshtë USA!” Disa dhjetra persona nga turma arritën të thyejnë portën për tu fitur brenda ambjenteve të ambasadës ku dhe ndezën zjarre dhe shkatërruan kamerat e sigurisë jashtë.

Agjensia e lajmeve Reuters raportoi se ambasadori amerikan në Irak Matthew Tueller dhe anëtarët e stafit të tij ishin evakuuar nga kompleksi i fortifikuar.

Videot e postuara në mediat sociale treguan se turma jashtë ambasadës po rritej ndërsa tymi u lëshua nga të paktën një pikë kontrolli roje në perimetrin e kompleksit.

Sulmi i ShBA – më i madh i një milicie të sanksionuar nga shteti irakian vitet e fundit – dhe thirrjet për hakmarrje, përfaqësojnë një përshkallëzim të ri në luftën me përfaqësues midis SH.B.A-së dhe Iranit në Lindjen e Mesme./tch

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/kaos-ne-bagdad-protestuesit-i-vene-flaken-ambasades-amerikane/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here