Home Edukim Kanada, muslimanët do të kundërshtojnë ligjin fetar

Kanada, muslimanët do të kundërshtojnë ligjin fetar

15 views
0
SHARE

Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë (NCCM) ka paralajmëruar se në Gjykatën e Lartë të Kanadasë do të kërkojnë të kundërshtojnë ndalimin e diskutueshëm të simboleve fetare në provincën Quebec, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim vjen gjashtë ditë pasi Gjykata e Apelit e provincës Quebec refuzoi të pezullojë një pjesë të ligjit që ndalon simbolet fetare, të tilla si hixhab, kipa, kryqe dhe turban, të përdoren nga shumica e shërbyesve publik përderisa janë në punë, duke përfshirë mësuesit, infermierët, oficerët e policisë dhe drejtuesit e autobusëve.

Në një njoftim për mediat, drejtori ekzekutiv i NCCM-së, Mustafa Farooq tha se “Ne u thamë banorëve të provincës Quebec dhe kanadezëve se nuk do të ndalojmë punën tonë derisa të rrëzohet ky ligj i padrejtë”.

“Përdersia mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik po detyrohen të largohen nga punët e tyre, ne do të kërkojmë leje nga SCC (Gjykata e Lartë e Kanadasë) të parandalojë dëmin serioz dhe të pariparueshëm që shkakton Ligji 21”, shtoi Farooq.

Disa muslimane kanë thënë se ata janë refuzuar në pozitat arsimore, sepse ata nuk kanë pranuar të heqin hixhabet et tyre.

Gjykata e Apelit u pajtua se ligji i ri u shkaktoi dëme njerëzve, por gjykatësit thanë se ata nuk kishin fuqi për të pezulluar ligjin i cili u miratua nga zyrtarë të zgjedhur publik.

Shoqata Kanadeze e Lirive Civile dhe një individ po ashtu janë pjesë e sfidës gjyqësore.

Farooq tha se grupe dhe individë të tjerë mbështesin këtë sfidë.

“Çifutët, muslimanët, sikët, katolikët dhe shumë njerëz që nuk janë pjesë e ndonjë tradite besimi kanë luftuar me ne duke na qëndruar në krah. Dhe po funksionon. Sipas sondazheve, mbështetja për Ligjin 21 në Quebec është ulur nga afër 70 për qind në 48 për qind. Kjo është shifër masive”, tha Farooq.

Kryeministri i provincës Quebec, François Legault, insiston në ligjin e ri të miratuar verën e kaluar, duke theksuar se ai ndan fenë dhe shtetin duke promovuar sekularizmin dhe se ai ka mbështetjen e shumicës së popullit të provincës.

Kur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se nuk është “biznes i shtetit” që t’u tregojë qytetarëve se si të visheshin, ai e la derën e hapur për ndërhyrjen federale në këtë rast.

Lagault paralajmëroi kryeministrin të qëndrojë “jashtë tij”.

Paditësit duhet të marrin lejen e gjykatës për ta kaluar rastin në Gjykatën e Lartë të Kanadasë. Por në këtë rast, kjo konsiderohet një formalitet dhe çështja pritet të dëgjohet në tetor të vitit 2020.

http://mesazhi.com/kanada-muslimanet-do-te-kundershtojne-ligjin-fetar/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here