Home Edukim Kampet që turpërojnë BE-në

Kampet që turpërojnë BE-në

31 views
0
SHARE

Kampet e refugjatëve në ishullin Lesbos të Greqisë janë duke e turpëruar BE-në, pasi kushtet aty, edhe në këtë kohë të vitit, janë të pajetueshme për të rritur, ndërkohë që aty ka jo pak por gati 6000 fëmijë, 1149 prej tw cilwve tw pashoqëruar nga tw rritur.

Veç kësaj, emigrantët janë të ekspozuar ndaj dhunës, janë të detyruar t’i kalojnë sëmundjet pa ilaçe, si dhe të flenë në shtretër prej letre ndërkohë që temperatura në këtë kohë të vitit shkon në gati 0 gradë gjatë natës.

Por, sipas ligjeve të BE-së, ata duhet të qëndrojnë aty derisa t’u jetë shqyrtuar kërkesa për azil, gjë që zgjat edhe me vite, pasi administrata shtetërore në Greqi nuk përballon dot fluksin e kërkesave, pasi këtë vit janë shtuar emigrantët që kanë hyrë në BE që nga Turqia.

Fëmijët e intervistuar thonë se kanë frikë të rrinë në kampe, pasi kanë parë të plasin sherre shumë të ashpra mes grupeve të azilkëruesve, ndërkohë që kthimi në vendet e tyre është edhe më i rrezikshëm./tch

SHPËRNDAJE










Kampet që turpërojnë BE-në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here