Home Edukim Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit” është pa pagesë, për ata që dërgojnë...

Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit” është pa pagesë, për ata që dërgojnë ndihma

30 views
0
SHARE

Autostrada “Rruga e Kombit” është pa pagesë për ata që dërgojnë ndihma.

Kështu kanë bërë të ditur një grup i “Marakli t’kerreve”, të cilët përmes disa fotografive të publikuara kanë thënë se janë rrugës për Thumanë, për të dërguar ndihmat që “Meraklitë” i kanë mbledhë.

“Rrugës për Thumane me i dorzu ndihmat që maraklitë i kanë mbledhë. Vlen të theksohet që autostrada është pa pagesë për ata që dërgojnë ndihma, vetëm duhet të paraqiteni në sportelin e fundit djathtas”, kanë shkruar ata në një postim në Facebook.

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga Albanian Highway Concession (Shoqërisë Koncesionare të Autostradës Milot – Morinë).

“Ju informojmë se shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), duke filluar që nga dita e djeshme, datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këto grupe personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente”, thuhet në njoftimin e Shoqërisë Koncesionare të Autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit).

Ndryshe, pas tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë, sidomos në drejtim të zonave më të prekura janë duke u dërguar ndihma të ndryshme nga Kosova.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

http://mesazhi.com/kalimi-neper-rrugen-e-kombit-eshte-pa-pagese-per-ata-qe-dergojne-ndihma/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here