Home Edukim Johnson: Referendumi i dytë mbi Brexit-in është i pamundur

Johnson: Referendumi i dytë mbi Brexit-in është i pamundur

23 views
0
SHARE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, sot pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e djeshme parlamentare, deklaroi se referendumi i ri për daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian (BE) është i pamundur, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo zgjedhje do të thotë se përfundimi i Brexit është vendim i pakthyeshëm dhe i padiskutueshëm i popullit britanik. Me këtë zgjedhje, mendoj se ne i kemi dhënë fund të gjitha kërcënimeve të hidhura për një referendumi tjetër”, deklaroi Johnson.

Siç e ka bërë këtë edhe më herët, Johnson premtoi se vendi i tij do të braktisë bllokun evropian deri më 31 janar.

“Braktisim BE-së si një Mbretëri e Bashkuar dhe e kthejmë kontrollin mbi të gjitha kufijtë, paratë, tregtinë tonë, sistemin emigrues”, tha Johnson.

Sipas sondazhit dalës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Britaninë e Madhe Partia Konservatore e Boris Johnson korri fitore të madhe, duke fituar 368 vende prej 650 në total në Dhomën e Poshtme të Parlamentit.

Rezultati i tillë do t’i mundësojë Johnson të përmbushë planin e tij për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian që në muajin e ardhshëm.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/johnson-referendumi-i-dyte-mbi-brexit-in-eshte-i-pamundur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here