Home Edukim Jep dorëheqjen kryeministri rus, Dmitry Medvedev

Jep dorëheqjen kryeministri rus, Dmitry Medvedev

7 views
0
SHARE

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka dhënë dorëheqjen. Sipas mediave ndërkombëtare, dorëheqja është dhënë pas takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky vendim vjen në kohën kur Putin ka kërkuar ndryshime të Kushtetutës ruse.

Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putin tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.

Këto kompetenca aktualisht i takojnë Presidentit. Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet “republikë e fuqishme presidenciale”./Opinion.al

The post Jep dorëheqjen kryeministri rus, Dmitry Medvedev appeared first on Mesazhi.com.

http://mesazhi.com/jep-doreheqjen-kryeministri-rus-dmitry-medvedev/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here