Home Edukim Izraeli dëbon drejtorin e “Human Rights Watch” (HRW)

Izraeli dëbon drejtorin e “Human Rights Watch” (HRW)

29 views
0
SHARE

Izraeli ka vendosur të dëbojë sot drejtorin e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” (HRW) me qendër në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 5 nëntor, Gjykata Supreme e Izraelit hodhi poshtë ankesën e Omar Shakir kundër vendimit për dëbimin e tij dhe i dha 20 ditë afat të largohej nga vendi.

Autoritetet izraelite akuzojnë Shakir për mbështetjen e Lëvizjes “Bojkot, Shpronësim dhe Sanksione” (BDS) të cilën Izraeli e ka shpallur si kriminale. 

Drejtori i Zyrës së HRW-së, Shakir nga ana e tij, argumenton se vendimi është i drejtuar politikisht dhe ka për qëllim të heshtë organizatat e të drejtave të njeriut që punojnë në Izrael.

Në prill, Gjykata e Qarkut në Kuds miratoi një vendim të qeverisë për të anuluar vizën e qëndrimit të Shakir, një shtetas amerikan, duke pretenduar se ka ofruar mbështetje për Lëvizjen BDS.

Ky hap është i pari i këtij lloji qëkurse HRW me qendër në New York filloi të monitorojë ngjarjet në Izrael dhe Palestinë tre dekada më parë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/izraeli-debon-drejtorin-e-human-rights-watch-hrw/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here