Home Edukim Izraeli arrestoi mbi 5.500 palestinezë gjatë vitit 2019

Izraeli arrestoi mbi 5.500 palestinezë gjatë vitit 2019

11 views
0
SHARE

Autoritetet izraelite arrestuan më shumë se 5.500 palestinezë gjatë vitit 2019, duke përfshirë 889 fëmijë dhe 128 gra, njoftuan disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat u publikuan përmes një deklarate të publikuar nga një numër i grupeve që merren me çështjet e të burgosurve palestinezë, përfshirë Shoqërinë e të Burgosurve Palestinezë.

Forcat izraelite arrestojnë palestinezët pothuajse çdo ditë, prej të cilëve disa lirohen pas hetimeve të shkurtra dhe disa dërgohen në gjykatat izraelite.

Sipas deklaratës, numri i të arrestuarve që aktualisht vuajnë në burgje ka arritur në 5.000, përfshirë 50 gra dhe 200 fëmijë, ndërsa numri i të arrestuarve nën masën e ashtuquajtur “arrest administrativ”, e cila nuk përfshin gjykim apo akuzë, është 450.

Në deklaratë më tej thuhet se rreth 700 të burgosur vuajnë nga sëmundje të ndryshme, përfshirë dhjetë pacientë me kancer dhe 200 të tjerë me sëmundje kronike.

“Në vitin 2019, autoritetet izraelite intensifikuan fushatat e arrestimit arbitrar kundër fëmijëve dhe grave, të cilët pësuan forma të ndryshme torturash si gjatë arrestimit, ashtu edhe pas tij”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Në të shtohet se gjatë vitit 2019, pesë të arrestuar palestinezë humbën jetën në burgjet izraelite për shkak të mungesës së trajtimit të duhur mjekësor dhe mospërfilljes së qëllimshme mjekësore.

http://mesazhi.com/izraeli-arrestoi-mbi-5-500-palestineze-gjate-vitit-2019/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here