Home Edukim Izrael, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Netanyahut

Izrael, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Netanyahut

30 views
0
SHARE

Lëvizja për një Qeverisje Cilësore, një grupim jo-qeveritar izraelit, i bëri thirrje gjykatës supreme në Izrael që të urdhërojë kryeministrin Benjamin Netanyahu të japë dorëheqjen. Sipas kësaj organizate, akuzat e para kriminale që i bëhen një kryeministri në detyrë përbëjnë “një shkelje madhore dhe një fyerje të rëndë për besimin që ka populli ndaj institucioneve”.

Kërkesa vjen pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mashtrim të bëra pak ditë më parë nga prokuroria izraelite. Ajo rrit ndjeshëm presionin ndaj Netanyahut i cili deri më tani ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se ka ndërmend të qëndrojë në detyrë e të vetëmbrohet.

Akuzat e bëra publike të enjten, vijnë në një kohë kur Izraeli po përballet me një kaos të mirëfilltë politik. Ky i fundit, u nxit pas zgjedhjeve të prillit dhe shtatorit, gjatë të cilave as Netanyahu dhe as kundërshtari i tij kryesor, Benny Gratz, arritën të fitonin shumicën parlamentare të nevojshme për qeverisjen e vendit.

Tani i takon gjykatës që të detyrojë kryeministrin të dorëhiqet ose të heqë dorë nga detyrat e postit, thuhet në deklaratën për shtyp të Lëvizjes për një Qeverisje Cilësore.

Ndërkohë, të mërkurën e shkuar, mandati i Gantz për formimin e një qeverie të re – pas përpjekjeve të dështuara të Netanyahut, përfundoi zyrtarisht Të enjten, presidenti u dha ligjvënësve një afat tre-javor për gjetjen e një kandidati të ri mes rradhëve të tyre ose formimin e një koalicioni të ri qeverisës.

Nëse një skenar i tillë dështon, Izraeli do të shkojë për të tretën herë drejt zgjedhjeve.

Shpresat e Netanyahut për të marrë emërimin nga parlamenti u sfiduan nga rivali i tij Gideon Saar i partisë Likud. Të shtunën, Saar tha se Netanyahu nuk mundet të arrijë fitoren në zgjedhjet e treta dhe tha se Likud do të rrinte fitoren. “Këto zgjedhje duhen mbajtur brenda 21 ditëve”, tha Saar në një intervistë televizive.

Gjatë intervistës, Saar vlerësoi qeverisjen e gjatë prej katër mandatesh të Netanyahut dhe shtoi se ai mbetet i pafajshëm deri në një vendim të gjykatës. Pavarësisht mbështetjes, Saar kritikoi përpjekjet e kryeministrit për t’i cilësuar akuzat ndaj tij si një ‘grusht shteti’ ku, sipas tij, janë të përfshirë policia, prokuroria dhe media. “Një gjë e tillë është jo vetëm e gabuar por edhe e papërgjegjshme. Është krejt pa llogjikë”, tha Saar.

Të dielën, Netanyahu mori pjesë në mbledhjen javore të kabinetit, por nuk përmendi në asnjë moment krizën politike në vend apo telashet me drejtësinë. Ai u përqendrua vetëm tek çështjet e sigurisë me të cilat vendi i tij po përballet sot.

http://mesazhi.com/izrael-shtohen-thirrjet-per-doreheqjen-e-netanyahut/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here