Home Edukim Izrael, mesazhe fyese për Profetin Muhamed në shtëpitë e palestinezëve

Izrael, mesazhe fyese për Profetin Muhamed në shtëpitë e palestinezëve

20 views
0
SHARE

Në një sulm racist në fshatin palestinez në Izrael në muret e shtëpive janë shkruar mesazhe fyese për Profetin Muhamed dhe arabët.

Sipas gazetës “Haaretz”, gjatë sulmit gjithashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndaj automjeteve që ndodheshin aty pranë.

Më tej thuhet se sulmi racist në fshatin Mansiya Zabda në veri të Izraelit është kryer nga persona të panjohur.

Gazeta izraelite shkruan se në muret e dy shtëpive janë shkruar mesazhe që fyejnë Profetin Muhamed.

Policia izraelite ka nisur hetime rreth incidentit.

Organizatat dhe lëvizjet radikale hebreje edhe më parë kanë kryer sulme të ngjajshme në Kudsin Lindor të Pushtuar, Bregun Perëndimor dhe në vendbanimet palestineze dhe fshatrat në Izrael.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/izrael-mesazhe-fyese-per-profetin-muhamed-ne-shtepite-e-palestinezeve/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here