Home Edukim Irani pasuron uranium më shumë sesa para vitit 2015

Irani pasuron uranium më shumë sesa para vitit 2015

8 views
0
SHARE

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Irani është duke rritur pasurimin e uraniumit më shumë sesa para kohës kur ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015.

Kjo pasi Teherani ka thënë se nuk do të zbatojë kërkesat që parasheh kjo marrëveshje për kufizim të aktivitetit bërthamor.

“Presioni është rritur ndaj Iranit, mirëpo ne po vazhdojmë përparimin”, ka thënë Rohani në një fjalim televiziv më 16 janar.

Irani ka tejkaluar normat e përcaktuara për rezerva të ujit të rëndë dhe uraniumit të lejuar, si dhe për numrin e centrifugave që i duhen për pasurim të uraniumit, në përgjigje të fushatës me sanksione të Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është larguar nga marrëveshja bërthamore më 2018.

Trump ka thënë se dëshiron të negociojë një marrëveshje të re që mund të ndalojë aktivitetin e programit bërthamor të Iranit dhe kufizimin e programit të raketave balistike të Teheranit.

Pesë vendet tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia janë zotuar për mbajtjen gjallë të kësaj marrëveshjeje.

Mirëpo partnerët evropianë nuk kanë gjetur rrugë për t’i ofruar Teheranit shitjen e naftës së papërpunuar jashtë shtetit për shkak të sanksioneve amerikane, të cilat kanë dëmtuar rëndë sektorin bankar dhe atë të naftës në Iran.

Kjo pasi administrata Trump ka kërcënuar me vënien e tarifave prej 25 për qind në importet e automjeteve të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, nëse këto shtete nuk akuzojnë Iranin zyrtarisht për shkelje të marrëveshjes ka raportuar e përditshmja amerikane, Washington Post.

Në një fjalim të mbajtur më 15 janar, Rohani ka kritikuar vendimin e fuqive evropiane dhe dështimin e tyre për të siguruar se Irani gëzon të mirat e marrëveshjes së vitit 2015.

“Hapi tjetër që duhet të bëni është t’iu ktheheni zotimeve tuaja”, ka thënë presidenti iranian, derisa ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka thënë se marrëveshja bërthamore “nuk ka vdekur”.

Marrëveshja e vitit 2015 parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor nga Irani, në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Teherani insiston se program i saj bërthamor ka vetëm qëllime paqësore./tch

The post Irani pasuron uranium më shumë sesa para vitit 2015 appeared first on Mesazhi.com.

http://mesazhi.com/irani-pasuron-uranium-me-shume-sesa-para-vitit-2015/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here