Kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi ka bërë me dije se do të paraqesë dorëheqje në Parlamentin e vendit pas një dite protestash me gjakderdhje që kërkojnë largimin e qeverisë.
Abdul Mahdi njoftoi vendimin për tu larguar në një deklaratë të lëshuar të Premten, një ditë pasi më shumë se 50 protestues u vranë nga forcat e sigurisë. /Mesazhi/
http://mesazhi.com/irak-terhiqet-kryeministri-pas-protestave-me-fatalitete/