Home Edukim Imamët e Podujevës mbledhin 15 mijë euro ndihma për Shqipërinë

Imamët e Podujevës mbledhin 15 mijë euro ndihma për Shqipërinë

24 views
0
SHARE

Xhamitë në Kosovë në një iniciativë të përbashkët kanë mbledhur para për të dërguar si ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ishte pjesë e kësaj iniciative.

Xhamitë e Podujevës kanë arritur që të mbledhin një shumë rekord prej 15 mijë eurove.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht kryetari Osman Kurtolli falënderon mbarë qytetarët llapjanë për mbështetjen si dhe imamët për organizimin në terrenet e tyre. Ky fond do të dorëzohet në kontot e hapura nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës që ka për destinim mbështetjen vëllezërve e motrave tona në disa qytete të goditura nga tërmeti në Shqipëri.”, thuhej në njoftimin e BIK-ut të Podujevës.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/imamet-e-podujeves-mbledhin-15-mije-euro-ndihma-per-shqiperine/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here