Home Edukim I rezistuan bombës në Hiroshima, shemben nga frika e tërmetit

I rezistuan bombës në Hiroshima, shemben nga frika e tërmetit

18 views
0
SHARE

Dy ndërtesat të cilat i mbijetuan bombës atomike në vitin 1945 në Hiroshima pritet të shemben nga autoritetet pasi struktura e tyre rrezikon të bie gjatë një tërmeti të fortë.

Por kjo ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të zonës të cilët duan që ato të mbeten si pika reference në vend.

Të dyja godinat u ndërtuan në vitin 1913 dhe funksiononin si fabrikë e prodhimit të veshjeve ushtarake.

Pas bombardimit në 45′ mbi 80 mijë persona humbën jetën dhe 35 mijë të tjerë u plagosën ndaj ato u përdorën si qendra shëndetësore.

Sot këto godina nuk janë funksionale ndaj qeveria ka vendosur për shembjen e tyre në vitin 2022.

Një godinë tjetër pranë tyre do të rikontruktohet./Ora News

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/i-rezistuan-bombes-ne-hiroshima-shemben-nga-frika-e-termetit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here