Home Business I Dërguari dhe Cilësia e Ushqimit

I Dërguari dhe Cilësia e Ushqimit

24
0
SHARE

I Dërguari dhe Cilësia e Ushqimit

“Ena më e keqe që i biri i Ademit ka mbushur është stomaku i tij. Do t’i mjaftonin biri të Ademit disa kafshata për të mbajtur shpinën drejt. E nëse i duhet të hajë më shumë, atëherë le ta mbushë një të tretën e stomakut me ushqim, një të tretën me ujë dhe një të tretën t’ia lërë ajrit (ta lërë bosh).

Kjo thënie është paralajmërim i qartë dhe këshillë e thellë nga I Dërguari i Allahut. Ai nuk po predikon të qëndruarit të uritur, por po na tërheq vëmendjen mbi rreziqet (fizike dhe shpirtërore) e mbingopjes dhe faktin që për të jetuar na nevojitet shumë pak ushqim.

Mënyra sesi shumica prej nesh i përqasen ushqimit dhe konsumit të tij është e dëmshme. Ne hamë për t’u argëtuar, jo për të mbijetuar. Hamë kur jemi të mërzitur. Hamë kur shikojmë ushqim. Hamë kur shikojmë emsione mbi ushqimin. Rrallëherë na ndodh të hamë sepse jemi të uritur, dhe kur jemi vërtet të tillë hamë më shumë nga sa kemi nevojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here