Home Këshilla Hurmat e freskëta (arab. rutab)

Hurmat e freskëta (arab. rutab)

0 views
0
SHARE

Hurmat e freskëta (arab. rutab)

Hurmat janë ushqim të cilin Allahu i Gjithëfuqishëm ia siguroi Merjemes pasi që ajo e kishte lindur Isain a.s. nën drurin e palmës. Allahu i Gjithëfuqishëm e frymëzoi Xhibrilin a.s. duke i thënë Merjemes:

“E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.

Ti pra, ha dhe pi e qetësohu . . .” (Merjem, 25-26)

Abdullah ibn Xhaferi ka treguar se e kishte parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke ngrënë hurma të freskëta me trangull. (Buhariu, 9/488; Muslimi, 2043)

Ndonjëherë ai hante më shumë hurma të pjekura dhe lëng mjalti për t’i ëmbëlsuar.

Gjithashtu, ai e kishte bërë zakon të hante hurma të freskëta për iftar dhe para faljes së namazit. Kur nuk gjente hurma të freskëta, hante hurma të thata. Por nëse nuk gjente as hurma të thata, atëherë pinte pak ujë. (Ebu Davudi, 2356; Tirmidhiu, 696; Ahmedi, 3/164)

Hurmat e freskëta janë të nxehta dhe të lagështa në shkallë të dytë. Ato rregullojnë gjendjen e lukthit të ftohur. Ngrënia e hurmave të freskëta ekuilibron strukturën e njerëzve me temperament të flashkët dhe përgjithësisht kanë dobi të shumta për trupin, e posaqërisht në vendet ku ato janë frut kryesor.

Tek ata që nuk janë mësuar të hanë hurma, hurmat e freskëta do të zbërthehen dhe prishen shumë shpejtë në lukth dhe do të gjenerojnë temperaturë intensive dhe qarkullim të përshpejtuar të gjakut, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhembje koke të theksuar, çrregullime të tëmthit (vrerit), dëmtim të dhëmbëve, gjë që kërkon të vendoset ekuilibri i çrregulluar i sekrecioneve të trupit nëpërmes ushqimit të temperamentit të ftohtë ose nëpërmes purgacionit.

Hurmat e freskëta i bëjnë më të lehtë simptomat e temperamentit të dobët të lukthit, që shkaktohet me vlerë të ulët kalorike, dhe ndihmojnë gjendjen dhe substancat të cilat për nga natyra e tyre janë të ftohta për lukthin. Ato komponohen, gjithashtu, me gjendjen e barkut, lehtësojnë resorbimin e dobët në zorrë dhe rregullojnë digjestionin e dobësuar aq mirë, siç e rregullojnë edhe strukturën e nxehtë të trupit kur kombinohen me shurupin e mjaltit dhe uthullës ose me shegën e hidhur (lat. Punica granatum). Prandaj hurmat e freskëta prishen shpejtë. Ngrënia e hurmave të freskëta në mënyrë intensive do të ndezë gjakun, do të shkaktojë dhembje koke, mbylljen e enëve të gjakut dhe dhembje në fshikëzën urinare, shton etjen dhe dëmton dhëmbët. Në anën tjetër, trangujt janë të ftohtë dhe të lagësht në shkallën e dytë. Ata shuajnë etjen dhe nxisin fuqinë personale edhe përmes aromës së tyre të mirë. Ata e ftohin temperamentin e keq të lukthit dhe ekuilibrojnë funksionet gastrointestinale dhe ulin tempraturën.

Sa i përket ndërprerjes së agjërimit (arab. iftar) të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., me hurma të freskëta, me të thata apo vetëm me ujë, natyrisht ekziston një shkak i sigurtë për këtë. Meqë e ëmbla depërton më shpejtë deri te mëlçia dhe zbërthehet shumë më shpejtë se substancat tjera ushqimore, veçanërisht nëse ato ushqime janë njësoj edhe të lagështa, atëherë mëlçia është më e përgatitur për t’i pranuar dhe përshpejton shpërndarjen e tyre në pjesë të tjera të trupit, të cilat pjesë kërkojnë energji.

Pasojat negative të hurmës, në mes tjerash, mund të neutralizohen duke ngrënë edhe bajame apo çfarëdo fara në ushqim.

Në gojëdhëna është shënuar se Aisha r.a. ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar në peshë, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj dhe hurma të freskëta për të ngrënë, dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here