Home Edukim Hong Kong, një e treta e qytetarëve me simptoma të çrregullimit të...

Hong Kong, një e treta e qytetarëve me simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik

10 views
0
SHARE

Pothuajse tek një në tre të rritur që jetojnë në rajonin e posaçëm administrativ të Kinës, Hong Kong, janë vërejtur simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, hulumtues nga Universiteti i Hong Kongut kanë vlerësuar rezultatet e anketimit lidhur me shëndetin mendor të kryer mes 2009-2019 ndaj mbi 18 mijë të rriturve që jetojnë në Hong Kong.

Në studim bëhet e ditur se në Hong Kongun i cili ka qenë pjesë e protestave antiqeveritare që nga qershori 2019, pothuajse një e treta e të rriturve kanë simptoma të PTSD dhe se kjo normë është 6 herë më e lartë se në vitin 2015.

Gjithashtu është zbuluar se niveli i depresionit tek të rriturit në Hong Kong është afër atyre që jetojnë në zonat e konfliktit.

Hulumtuesit kanë vënë në dukje rëndësinë e marrjes së masave të reja për shëndetin mendor në Hong Kong.

Gjetjet e hulumtimit janë publikuar në revistën “The Lancet”.

Gjatë protestave pro-demokratike në Hong Kong që filluan nga qershori 2019 kundër projekt-ligjit për ekstradimet në Kinë, ka patur përshkallëzime të përleshjeve dhe incidenteve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Pavarësisht se më 23 tetor projekt-ligji u tërhoq zyrtarisht, protestuesit vendosën të vazhdojnë protestat e tyre me kërkesat për “reforma demokratike”.

Në protestat antiqeveritare të zhvilluara në nëntor në Hong Kong ndodhën konfrontime të ashpra mes policisë dhe protestuesve. Madje, rajoni edhe në Vitin e Ri hyri me protesta.

http://mesazhi.com/hong-kong-nje-e-treta-e-qytetareve-me-simptoma-te-crregullimit-te-stresit-post-traumatik/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here