Home Këshilla Hixhame dhe mjekesia Profetike

Hixhame dhe mjekesia Profetike

0 views
0
SHARE
Hixhame dhe mjekesia Profetike
 
Imam Ahmedi, El-Hakim i cili e saktëson dhe Ibn Merdeuejh transmetojnë nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.”
 
Buhariu ka shkruar pët këtë sferë në kapitullin mbi lëshimin e gjakut.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.
 
Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: “Është mire të kujdesesh për gjakun tënd, pra ma thirni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri, sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem , duke thënë: “Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mire.”
 
Sa i përket vendit të hixhames, Buhariu transmeton se Ibn Abbasi ka thënë: “I kam bërë hixhame Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, në kokë për shkak të dhëmbjeve”.
 
Sa i përket ditës kur është më e mirë të praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here