Home Këshilla Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore

Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore

0 views
0
SHARE

“Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien! Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan. A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar, apo ta mbulojë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i ligë gjykimi i tyre?” (Nahl, 58-59).
Ky gabim nuk paraqet  vetëm gabim në edukim, por edhe në besim – akide.
Për fat të keq, madje edhe sot, në kohën bashkëkohore të përparimit të gjithanshëm, kemi raste mjaft të shpeshta kur disa prindër hidhërohen e tërbohen kur Allahu iu dhuron fëmijë të gjinisë femërore. Disave kjo u vie aq vështirë, saqë ndiejnë turp, kështu që zemërohen rëndë me bashkëshorten e vet duke ia bërë të pamundur fëmijës jetën normale që në fillim. Nuk ka kurrfarë dyshimi se sjellja e tillë bën pjesë në zakonet e xhahilijetit dhe në zakone e veprime të xhahilëve (injorantëve).
Kemi të bëjmë me një gjë aq të madhe e të rrezikshme, saqë për të në mënyrë të drejtpërdrejtë flet edhe Zoti i gjithësisë, Allahu i Gjithëmundshëm, i Cili thotë (shqipëruar në këtë kuptim): “Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien! Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan. A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar, apo ta mbulojë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i ligë gjykimi i tyre?”  (Nahl, 58-59).

Ekziston thënia e njohur: “Dita e mirë njihet në mëngjes”, andaj çka mund të presë fëmija i cili është pritur kështu në këtë botë???
Nëse  në ndonjë rast do ta vizitonit cilindo nga spitalet e mbarë botës dhe do të përqëndronit vëmendjen në pamjen e fytyrës së njerëzve të pranishëm që në atë moment kanë marrë lajmin për lindjen e fëmijës, e t’i dëgjoni e analizoni sjelljet e tyre, do të mund të vëreni përputhje të habitshme ndërmjet Fjalëve të Allahut të Lartësuar dhe sjelljeve të tyre.
E njëjta gjë vërehet edhe në spitalet ku, me anën e ultrazërit, shikohen shtatzënat dhe zbulohet gjinia e foshnjes. Do të mund të vëreni qartë se si shumica e baballarëve gëzohen pamasë kur bashkëshortet i informojnë se presin fëmijë mashkull, ndërsa atyre që u  thuhet se do të kenë vajzë ngrysen në fytyrë dhe thellohen në mendimet e veta, e nuk është i vogël numri i atyre të cilët haptazi tregojnë shenjat e tërbimit e të zemërimit. Allahu i Lartësuar na mbroftë nga sjellja e tillë!

Rreziqet e sjelljes së tillë janë:
–   Paraqet kundërshtim të hapur ndaj caktimit të Allahut, kaderit.
–   Është pakënaqësi e qortim ndaj mëshirës dhe dhuratës së Allahut të Lartësuar.
–   Është imitim i pabesimtarëve dhe pasimi i zakoneve të xhahilijetit.
–   Është dëshmi e primitivizmit të atyre njerëzve, e injorancës së tyre, e jostabilitetit psikik dhe e prapambeturisë intelektuale.
–  Kjo është për gruan ngarkesë në gjërat të cilat nuk mund t’i ndryshojë dhe në të cilat nuk mund të ndikojë. Disa madje e urrejnë gruan që pret dhe lind fëmijën e gjinisë femërore.
–  Kjo është përbuzje, përçmim e përulje e personalitetit të gruas për gjëra në të cilat ajo nuk ka ndikim.

Marrë nga libri: “Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here