Home Edukim Heshtje në VV dhe LDK pas takimit të sotëm mes Kurtit e...

Heshtje në VV dhe LDK pas takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës, s’dihet nëse pati marrëveshje

12 views
0
SHARE

Takimi mes VV-së dhe LDK-së përfundoi para disa minutash.

Kësaj rradhe, zyrtarët e dy partive nuk dolën para mediave për të njoftuar për më të rejat nga tentativat për arritjen e koalicionit, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një sqarim nga dikush prej zyrtarëve të VV-së e LDK-së, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërsa po raportohet se as sonte nuk ka marrëveshje, nuk dihet nëse dy kryetarët e partive do të takohen gjatë ditës së nesërme, apo kanë caktuar diçka konkrete.

Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se shpreson për marrëveshje, mirëpo se kjo varet edhe nga Lidhja Demorkatike e Kosovës.

Sipas tij, ka lëvizje në pozicionet dhe përafrimet  e qëndrimeve, mirëpo s’ka marrëveshje.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/heshtje-ne-vv-dhe-ldk-pas-takimit-te-sotem-mes-kurtit-e-mustafes-sdihet-nese-pati-marreveshje/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here