Home Edukim Hera e tretë brenda një viti! Izraeli sërish drejt zgjedhjeve

Hera e tretë brenda një viti! Izraeli sërish drejt zgjedhjeve

30 views
0
SHARE

Duket se Izraeli po shkon drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, për shkak të bllokadave të gjata politike që e kanë paralizuar formimin e qeverisë së re.

Kryeministri i deritashëm, Benjamin Netanyahu, dhe rivali i tij kryesor politik, Benny Gantz, kanë thënë vazhdimisht se dëshirojnë t’i shmangin zgjedhjet e reja, të cilat besohet se do të sillnin përsëri rezultat të ngjashëm mes partive.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bëjë kompromise dhe të nënshkruajë marrëveshje për ndarje të pushtetit me rivalët politikë. Ngritja e aktakuzës për korrupsion kundër kryeministrit Netanyahu vetëm sa e ka ndërlikuar edhe më shumë gjendjen.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në shtator të këtij viti, asnjëra prej dy partive me më së shumti vota nuk arriti ta formojë qeverinë brenda afatit ligjor. Më pas, gjatë një afati shtesë trejavor, ato nuk u bashkuan për ta formuar qeverinë për shkak të qëndrimeve të ndryshme.

Të dyja palët kanë thënë se kanë punuar deri në minutën e fundit për ta formuar koalicionin qeveritar. Megjithatë, zgjidhja e bllokadës politike tashmë duket vështirë e mundshme.

Afati për formimin e koalicionit kalon të mërkurën në mesnatë, ndërsa dy partitë kryesore tashmë e kanë dorëzuar dokumentacionin për shpërbërjen e kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve të reja për 2 mars të vitit të ardhshëm, shkruan “The Guardian”./tch

http://mesazhi.com/hera-e-trete-brenda-nje-viti-izraeli-serish-drejt-zgjedhjeve/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here