Home Edukim Helm në qumësht, nusja e sapomartuar vret burrin dhe 12 familjarët

Helm në qumësht, nusja e sapomartuar vret burrin dhe 12 familjarët

0 views
0
SHARE

Një e re e sapomartuar në Pakistan është arrestuar nën dyshimet se ka vrarë bashkëshortin e saj dhe së paku 12 të afërmit e tij me qumësht të helmuar.

Policia thotë se Asija Bibi kishte hedhur substancën vdekjeprurëse në qumësht,për burrin e saj, javën e kaluar, por ai nuk e piu.

Më pas ajo e kishte zënë kos, dhe ia kishte dhënë për të ngrënë të gjithë familiarve të tij.

Policia tha se e reja ishte detyruar të martohej me të, për shkak të familjes.

Dasma të tilla nuk janë të rralla në zonat më të varfra dhe më rurale të Pakistanit, dhe shpesh janë të shtyrë nga vëllezerit e mëdhenj dhe prindërit.

Mediat lokale thanë se nusja ishte përpjekur të ikte nga shtëpia e burrit dhe për t’u kthyer tek prindërit e saj, po ata nuk e kishin lejuar.

Zyrtari i lartë i policisë konfirmoi se Asiya Bibi është akuzuar për vrasje, shkruan syri.net. Një i ri, i dyshuar si i dashuri i saj dhe tezja e tij, janë arrestuar gjithashtu.

Policia tha se 13 vetë persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë shtruan në spital.

Në mesin e viktimave kishte edhe 3 fëmijë.

Mendohet se nusja kishte planifikuar të arratisej më pas me të dashurin, por kanë rënë të dy në prangat e policisë.

SHARE
Previous articleTrajtimi i dhimbjeve të boshtit kurrizor me Hixhame!
Next articleMANUKA
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here