Home Edukim Haradinaj: Nëse nuk miratohet buxheti për vitin 2020, është rrezik që në...

Haradinaj: Nëse nuk miratohet buxheti për vitin 2020, është rrezik që në prill të bankrotojmë

12 views
0
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur edhe për buxhetin.

Haradinaj tha se nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar nga një prilli e tutje.

Ai deklaroi se pa Qeveri, jo vetëm që shteti bankroton, por dështon tërësisht, pasi mundësia e vetme ligjore është që të vazhdohet buxheti për muajin mars, duke iu drejtuar Parlamentit aktual me kërkesë në mënyrë që të jap pëlqimin që të shfrytëzohet buxheti edhe për një muaj më shumë.

Kryeministri në detyrë, paralajmëroi se nëse kalohet gjysma e dytë e shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku.

“Në bazë të Ligjeve të Kosovës, një e dymbëdhjeta e buxhetit aktivizohet me automatizëm, për muajin janar e shkurt. Ndërsa në fund të shkurtit nëse nuk ka Qeveri të Re, dhe nuk votohet ligji për buxhetin ekziston një procedurë për me i kerku Paralamentit, për vazhdim të buxhetit edhe për mars. Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj  u pyet Fondin Rezervë të shtetit, për të cilin u raportua se ishte shpenzuar tërësisht nga Qeveria Haradinaj.

Ai tha se nga ky fond është aktivizuar vetëm një e dymbëdhjeta pjesë e shumës së përgjithshme.

Me këto të holla ai tha se janë paguar pagat e mësuesve e të policëve, prandaj edhe është aktivizuar Fondi Rezervë.

Ai tha se shpenzimet që po bëhen janë shpenzime të Ministrit të Financave, dhe se as Qeveria e as ai vet nuk mund t’i bëj shpenzimet përveç të atij që ka marrë përgjegjësi për buxhetin.

“Fondi rezervë është një fond që shkon me buxhet, dhe është i paraparë për shpenzime ndryshe nga ato që i ke planifiku, në këtë rast, në këtë muaj që jemi është aktivizu një e dymbëdhjeta (1/12) e vlerës së fondit rezervë, si pagat e mësuesve, policëve e gjithë të tjerëve që punojnë, edhe fondi rezervë është i aktivizum. Nga Ministria e financave, unë nuk e di kush, çka thotë çdo herë, sepse tash ministri është deputet, e më duhet me autorizu një zëvendës-ministër, por krejt këto shpenzime që bëhen janë të tyre, pra janë të ministrit të financave, dhe janë të atij që ka marrë përgjegjësi për financa në këtë Qeveri, pra pa ata nuk mundemi me i bë, as Qeveria as unë”, u shpreh Haradinaj. 

http://mesazhi.com/haradinaj-nese-nuk-miratohet-buxheti-per-vitin-2020-eshte-rrezik-qe-ne-prill-te-bankrotojme/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here