Home Edukim Hapet xhamia e parë ekologjike në Europë

Hapet xhamia e parë ekologjike në Europë

16 views
0
SHARE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një hapje të xhamisë në Kembrixh se një musliman nuk mund të jetë një terrorist, dhe se termi “terrorizëm islamik” është i papranueshëm.

Erdogan mori pjesë në ceremoninë e hapjes të xhamisë në fjalë, specifika e së cilës është se e para xhami ekologjike në botë. Ajo është kryesisht e ndërtuar nga druri dhe mermeri.

Në fjalimin e tij në këtë ceremoni, Erdogan foli për problemin në rritje të islamofobisë në botë.

Unë mendoj se ky vend i lutjes do të jetë përgjigjja më e mirë për anti-islamizmin në rritje. Në vendet që kanë qenë djepi i demokracisë për shumë vite, racizmi, diskriminimi dhe armiqësia ndaj Islamit po përhapen si dredhkë helmi”,tha Erdogan.

Ai theksoi se ishte e papranueshme që Islami të vihej në të njëjtën linjë me terrorizmin.

“Ju nuk mund ta identifikoni Islamin me terrorizmin. Fakti që një terrorist mohon të qenit musliman, nuk ju jep të drejtë të shpifni mbi Islamin”, tha Erdogan.

Procesi i ndërtimit të eko-xhamisë së parë në Evropë filloi në vitin 2008. Muslimanët në qytet, të vetëdijshëm se katër mesxhidet(vendfjalje e sajuar) që ekzistonin nuk mund të strehonin të gjithë besimtarët, vendosën të kërkojnë ndihmë nga Timothy Winter, një profesor i Studimeve Islame në Universitetin e Kembrixhit.

Në këtë mënyrë, filloi një projekt i udhëhequr nga Winter, i cili pas shndërrimit në Islam mori emrin Abdal Hakim Murad.

Më shumë se dhjetë mijë njerëz dhe institucione ofruan mbështetje për projektin, ku rol kryesor patën ato turke dhe Fondi Kombëtar i Katarit.

Në projekt u përfshi edhe Jusuf Islam(Cat Stivens), i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoni.

Xhamia u ndërtua duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit, i cili është i dukshëm në paraqitjen e oborrit, hyrjen në xhami, abdes’hanen, zonën e adhurimit dhe ambiente të tjera.

http://mesazhi.com/hapet-xhamia-e-pare-ekologjike-ne-europe/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here