Home Education Guta Lindore: Çfarë po ndodh dhe pse

Guta Lindore: Çfarë po ndodh dhe pse

29
0
SHARE

Guta Lindore është nën rrethim nga qeveria siriane që nga viti 2013 dhe është bastioni i fundit i kryengritësve pranë kryeqytetit.

Por si ndodhi që Guta të bëhet zona ku lufta nuk merr fund? Janë disa fakte që tregojnë ecurinë e shkatërrimit në Guta.

E para – Zona e deeskalimit: Turqia, Rusia dhe Irani ranë dakord në vitin 2017 për të caktuar Guta Lindore një “zonë të de-eskalimit”, në të cilën avionët luftarakë sirianë dhe rusë pritej të mos fluturojnë.

E dyta – Bombardimet e pandërprera: Të dielën, më 19 shkurt, forcat qeveritare siriane mbështetur nga avionët rusë përshkallëzuan ofensivën në Guta-n Lindore me një bombardim të pamëshirshëm që vrau qindra njerëz brenda disa ditësh. Amnesty International tha se kjo paraqet krim lufte.

E treta – Rezoluta e OKB-së: Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së – duke përfshirë Rusinë – votoi në favor të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim prej 30 ditësh që përjashton operacionet kundër grupeve terroriste.

Anëtarët e një prej grupeve të përjashtuara, Jabhat Fateh al-Sham (i njohur më parë si el-Nusra Front) ishin të pranishëm në Guta Lindore dhe thuhet se u evakuan të premten, më 9 mars.

E katërta – Ofensiva tokësore: Më 25 shkurt, forcat qeveritare siriane lëshuan ushtarët në një zonë tokësore në skajet e Guta Lindore për t’u mundësuar forcave të tyre tokësore të përparonin.

Deri më 10 mars, forcat qeveritare siriane kanë kapur qytetin më të madh në Guta Lindore dhe kanë ndarë në mënyrë efektive enklavat në tre pjesë.

E pesta – Evakuimi: Duke filluar nga e marta, më 27 shkurt, thuhet se civilët kishin mundësi të largoheshin nga Guta Lindore përmes një “korridori humanitar” gjatë një pauze të përditshme pesë-orëshe të paralajmëruar nga Rusia.

E gjashta – Vizita e Bashar al Assad: Incizimi i lëshuar nga televizioni shtetëror më 19 mars tregoi se Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad përshëndeti ushtarët në Guta Lindore.

“Populli i Damaskut ju vlerëson të gjithëve për mbrojtjen e qytetit dhe ne do ta kujtojmë këtë për dhjetëra vjet apo edhe gjenerata”, tha Assad për ushtarët.

E Shtata – Evakuimi: Më 22 mars, qindra luftëtarë të opozitës dhe familjet e tyre janë evakuar nga qyteti i Harasta.

Evakuimi vjen si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga aleati kryesor i qeverisë siriane, Rusia, midis luftëtarëve në Harasta dhe një delegacioni qeveritar sirian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here