Home Edukim Greqi: 6 migrantë vdesin nga i ftohti afër kufirit me Turqinë

Greqi: 6 migrantë vdesin nga i ftohti afër kufirit me Turqinë

21 views
0
SHARE

Gjithsej gjashtë migrantë kanë vdekur nga i ftohti ditët e fundit në Greqinë verilindore, afër kufirit tokësor me Turqinë.

Mjeku ligjor Pavlos Pavlidis, me qendër në qytetin e Alexandroupoli në Greqinë veriperëndimore, tha se viktimat ishin katër burra dhe dy gra, të gjitha nën moshën 30-vjeç.

Identiteti dhe kombësia e tyre janë të panjohura, megjithëse duket sikur të dy gratë janë nga Afrika, tha Pavlidis për agjencinë e lajmeve AP.

“Trupat e pesë migrantëve u gjetën gjatë fundjavës dhe i gjashti u zbulua më 5 dhjetor”, tha Pavlidis.

Trupat e dy grave u gjetën pranë lumit Marica, i cili shkon përgjatë pjesës më të madhe të kufirit tokësor midis Greqisë dhe Turqisë. Burrat u gjetën në një terren kodrinor, transmeton KosovaPress.

Të gjithë besohet se kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme nga Turqia. Edhe pse shumica e migrantëve nga Turqia për në Greqi përdorin rrugën e detit, në anije të vogla jo të besueshme, shumë prej tyre zgjedhin rrugën tokësore përmes lumit Marica sidomos gjatë natës kur temperaturat në dimër bien nën zero./tch

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/greqi-6-migrante-vdesin-nga-i-ftohti-afer-kufirit-me-turqine/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here