Home Edukim Gjykata merr vendim për zyrtarin e Nismës që kërcënoi Albin Kurtin

Gjykata merr vendim për zyrtarin e Nismës që kërcënoi Albin Kurtin

19 views
0
SHARE

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social Facebook kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria  themelore kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por gjykata themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti  dhe t’I caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit  zëdhënësja  për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri   Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.Vet lideri i  Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/gjykata-merr-vendim-per-zyrtarin-e-nismes-qe-kercenoi-albin-kurtin/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here