Home Edukim Gjermania tërheq trupat nga Iraku

Gjermania tërheq trupat nga Iraku

16 views
0
SHARE

Forcat e armatosura gjermane kanë njoftuar tërheqjen e një pjese të trupave të tyre, të cilët ndodhen në Irak për misione trajnimi.

Ata do të zhvendosen në Jordan dhe Kuvajt për shkak të tensioneve në rajon.

Kontigjenti gjerman, i cili përfshin rreth tridhjetë trupa me qendër në Bagdad dhe në Taji, në veri të kryeqytetit Irakian, do të zhvendosen në Jordanin fqinj.

Kjo lëvizje e trupave “do të fillojë së shpejti”, tha zëdhënësi, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi orarin ose numrin e saktë të trupave që do të vendosen./Ora News

SHPËRNDAJE

Gjermania tërheq trupat nga Iraku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here