Home Edukim Foshnjat e tërmetit/ Në Prizren dhe Pejë lindin nënat nga Durrësi

Foshnjat e tërmetit/ Në Prizren dhe Pejë lindin nënat nga Durrësi

15 views
0
SHARE

Roxheta është fëmija i parë i lindur në Kosovë, nga një nënë durrsake, e cila shkoi në Kosovë si pasojë e situatës së krijuar nga tërmetet. Roxheta ka lindur në orët e para të datës 2-dhjetor në spitalin e Pejës.

E pyetur se si do t’ja përshkruaj lindjen e saj Roxhetës kur të rritet, nëna përgjigjet: “Pyetje shumë interesante, akoma nuk e di dhe vet se si do të ja përshkruaj, por do të them që ti je midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Si çdo individ që jeton në një vend tjetër nuk mendon gjë tjetër, sidomos në muajin e 9, por jam e kënaqur që kam lindur në Kosovë, mendoj se është shumë mirë, njësoj si të lindësh në Shqipëri, madje më mirë se sa të lindësh në Shqipëri”, shprehet nëna e Roxhetës.

Përveç Roxhetës së vogël edhe dy djem kanë ardhur në jetë në spitalin e Prizrenit në të njëjtën ditë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/foshnjat-e-termetit-ne-prizren-dhe-peje-lindin-nenat-nga-durresi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here