Home Edukim Foli për vrasjen e vëllait të tij, Policia e Kosovës e interviston...

Foli për vrasjen e vëllait të tij, Policia e Kosovës e interviston Ramush Haradinajn

14 views
0
SHARE

Zyra për informim e Policisë Rajonale në Pejë, e ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali në lidhje me intervistimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Mund ta konfirmojmë se dje rreth orës 10:30, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj. Për hollësira tjera mund ta pyesni zyrën e kryeministirit”, thuhet në përgjigjen e policisë rajonale të Pejës.

Gazeta Sinjali duke u thirrur në burime të veta ka raportuar mbrëmë për intervistimin e Haradinajt, në cilësinë e dëshmitarit lidhur me vrasjen e vëllaut të tij Enverit.

Enver Haradinaj është vrarë në vitin 2005 nga persona ende të panjohur. Atentati kishte ndodhur në fshatin Raushiq në rrugën kryesore ndërmjet Pejës dhe Deçanit, kundër Enver Haradinaj, i cili ndodhej në një veturë

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/foli-per-vrasjen-e-vellait-te-tij-policia-e-kosoves-e-interviston-ramush-haradinajn/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here