Home Këshilla Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve

Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve

34 views
0
SHARE

Aid el Karni

Robert Luis Stivenson ka shkruar: “Çdo njeri mund të kryejë punën e tij për një ditë, sado e rëndë të jetë ajo. Çdo njeri mund të jetojë i lumtur gjersa të mos perëndojë dielli. Ky është kuptimi i vërtetë i jetës.”

Se kush ka thënë me urtësi: “O njeri, ti e ke vetëm një ditë, e djeshmja ka kaluar, kurse e nesërmja ende nuk ka ardhur.”

Stiven Lekuk shkruan: “Fëmija thotë: ‘Kur të bëhem djalë…’ Djali thotë: ‘Kur të bëhem i ri e të martohem…’ Por, çka pas martesës? Çka pas të gjitha etapave jetësore dhe periudhave? Mendimet shkojnë në drejtim të kundërt: ‘Ku të mundem…’ pastaj kthen kokën pas dhe e gëlltisin erërat e ftohta. Kështu njeriut i kalon tërë jeta, duke mos e jetuar vërtet as një minutë në të. Pikërisht tani e kemi të qartë se jeta është në çdo minutë dhe në çdo orë të kësaj dite, të sotme.”

Ngjashëm veprojnë edhe ata njerëz të cilët e shtyjnë vazhdimisht pendimin.

Njëri prej pararendësve të shquar ka deklaruar: “Po ju paralajmëroj o ju, që e shtyni pendimin, që kjo është vetëm një fjalë për shkak të së cilës shumë nuk kryejnë vepra të mira dhe i shtyjnë namazet e tyre.”

“Elif-Lam-Ra. Këto janë ajetet e Librit, Kuranit të qartë! Do të pendohen jobesimtarët shpesh që nuk janë bërë muslimanë. Lëri të hanë dhe të kënaqen, dhe të mashtrohen nga shpresa, do ta kuptojnë.”[1]

Filozofi francez Monten deklaron: “Jeta ime ka qenë e mbushur me fat të keq i cili kurrë nuk më ka mëshiruar.”

Konsideroj se njerëzit e tillë, përkundër diturisë së madhe dhe zgjuarsisë që e posedojnë, nuk e kanë zbuluar qëllimin e ekzistimit të vet. Ata nuk kanë shkuar shtigjeve të udhëzimit të Zotit dhe të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe kjo ishte tragjedia e tyre.

“Kurse veprat e jobesimtarëve janë si mirazh në luginë në të cilën i eturi shikon ujë, por kur arrin aty, nuk gjen asgjë, – por do të kuptojë që pranë e pret ndëshkimi i Allahut dhe Ai do t’ia paguaj plotësisht llogarinë ngase Allahu llogarit shumë shpejt  – ose janë si errësira mbi detin e thellë të cilat i mbulojnë valët njëra pas tjetrës, mbi të cilat janë retë, gjithë errësirë njëra pas tjetrës, nuk dallohet gishti në sy, – kurse ai të cilit Allahu nuk i jep dritë, s’ka si të ketë dritë.”[2]

“Natyrisht që Ne i treguam atij Rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës.”[3]

Dansi ka deklaruar: “Mendohu mirë, ngase kjo ditë nuk do të lind më kurrë.”

Sikur dita të cilën i gjalli e kupton si njërën prej të fundit të jetës, do ta përsërit teuben, të kryejë veprat më të mira dhe do t’i përkushtohet tërësisht Allahut të Madhërishëm dhe ndjekjes së sunetit të të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).

Aktori i shquar indian i filmit Kalidas e ka shkruar një poezi shumë të bukur, në të cilët thuhet:

Përshëndetje agimit: Shikojë këtë ditë,

ngase pikërisht ajo është jeta, jetë e jetës.

Në çaste të shkurtra do gjesh mrekulli gjithfarësh:

mirësinë e zhvillimit,veprën e përsosur, shkëlqimin e fitores.

Ngase dje është vetëm ëndërr,

ndërsa nesër – vegim i imagjinatës.

Por dita të cilën e jeton në ëndërr të bukur e shndërron,

kurse çdo nesër në vizion të shpresës e shndërron.

Prandaj, shikoje mirë ditën e sotme,

ja, kjo është përshëndetje agimit.

“Vallë ka qenë moti kur njeriu nuk ka merituar të përmendet? Ne njeriun e krijojmë nga përzierja e farës për ta vënë në sprovë dhe bëjmë që ai të dëgjojë dhe shikojë; në ia tregojmë Rrugën e drejtë, kurse është punë e tij nëse do të jetë mirënjohës apo mosmirënjohës.”[4] [1] Hixhr, 1–3.

[2] Nur, 39-40.

[3] Insan, 3.

[4] Dehr, 1-3.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here