Home Edukim Fillon takimi ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Fillon takimi ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

13 views
0
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të këtij takimi.

Ky takim erdhi pas ftesës së tretë që Presidenti Thaçi ia bëri Albin Kurtit për ta mandatuar për formimin e Qeverisë e që ky i fundit i refuzoi dy ftesat e para.

Më herët njohësit e çështjeve politike kanë deklaruar për Ekonomia Online se ky takim mund të përfundoj pa asnjë rezultat konkret.

Derisa mbetet të shihet se sa do të zgjasë ky takim dhe se a do të vendoset sot për mandatarin e qeverisë derisa ende nuk ka ndodhur koalicioni VV-LDK.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/fillon-takimi-ndermjet-hashim-thacit-dhe-albin-kurtit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here