Home Business Fenomeni i ”afshi i Pranverës” dhe ndikimi i Hixhames

Fenomeni i ”afshi i Pranverës” dhe ndikimi i Hixhames

29
0
SHARE

Fenomeni i ”afshi i Pranverës” dhe ndikimi i Hixhames

Fenomeni Pranveror që i bën njerëzit të ndjehen më energjikë dhe më pak të nevojshëm për gjumë dikuj mund ti duket si mit, por ekspertët thonë që egziston.

Quhet afshi i Pranverës, por jo të gjitha simptomet e saj janë të mira. Afshi i Pranverës është i përfaqësuar me një definicion jo të denjë, pasi ende nuk është i renditur në ndonjë nga klasifikimet zyrtare të crregullimeve emocionale.

Sidoqoftë, Dr. Norman Rosenthal, Profesor i Psikiatrisë në Shkollën mjekësore klinike të Universitetit të Georgeoën-it, tha që një keqkuptim i zakonshëm është që afshi i Pranverës nuk egziston.

“Si njëri nga ata që kanë studiuar efektet e stinëve në disponimin e njeriut dhe sjelljen e tij për 40 vite, unë mund të potencoj se ky fenomen është shumë i vërtetë,” tha Rosenthal. ”…Ndryshimet e mëdha që ndodhin në natyrë gjatë Pranverës shkaktojnë te njerëzit jo vetëm një lloj të ”afshit Pranveror” por edhe më shumë.

Ndryshimet përfshijnë zgjatjen e ditëve, gjallërimin e pemëve dhe luleve, si dhe fillimi i sërishëm që vjen me Pranverën. Por, Rosenthal tha, këto ndryshime të Pranverës ndikojnë te njerëzit në mënyra të ndryshme. Disa mund të kenë energji të rritur, optimizëm dhe nevoj më të pakët për gjumë.

Të tjerët mund të përjetojnë një gjendje të përzier që përfshinë gjendjen e luhatshme të dimrit si disponim i dobët, plogështi dhe më shumë se kaq. Kur këto simptome shoqërohen me energji të rritun, kjo mund të shpie në iritabilitet, sipas Rosenthal.

Të tjerët mund të ndjejnë se nuk u duhet gjumë derisa të tjerët ndjehen të përgjumur.

Sipas Web MD, shumë nga sulmet në zemër ndodhin gjatë Pranverës pasi njerëzit fillojnë të bëjnë ushtrime në mënyrë të vrullshme pa përshkallëzim gradual.

”Shpesh ndodhë që personat që kanë vazhdimisht ndryshime disponimi kanë mundësi më shumë gjithashtu të përjetojnë afshin e Pranverës, por e njejta mund tu ndodhë edhe atyre që janë alergjik në polenin e Praverës, ” tha Rosenthal.

Shumë ndryshime vijnë në Pranverë si shkak i rritjes së shpejtë të rrezeve të diellit dhe temperaturës. Poleni mund të shkaktoj lirimin e substancave imunitare që e bëjnë njeriun të turbullt dhe iritabil.

“Është e mirëseardhun energjia e rritun, por fjala afsh përfshinë edhe gjëra të tjera që bashkarisht nuk jep ndjenjën e dickaje të kenaqshme…”tha Rosenthal.d.

Shumë njerëz përjetojnë një lloj ndryshimi në disponimin dhe sjelljen e tyre kur ndryshojnë stinët. Ndryshimet në sasinë e dritës së pranishme në ambientin e jashtëm gjatë stinëve mund të ketë efekt kyq në kiminë e trupit. Disa individë vërejnë rënie të energjisë dhe kanë nevoj për më shumë gjumë në stinët që kanë më pak dritë. Ndryshime të tjera në sjellje përfshijnë izolimin nga familja dhe shokët, apo një rritje në konsumin e ushqimit dhe kofeinës.

Gjatë dimrit orët me diell gjatë ditës janë më të pakta, me qka vlerat e serotoninës në trup janë më të larta, dhe si pasoj jep plogështi dhe depresion për disa. Errësira e gjatë gjithashtu e ndërprenë ritmin cikardial të trupit pasiqë ekspozimi i ulët i trupit ndaj dritës së diellit i jep sinjal trupit që të bie në gjumë kur në fakt ai duhet të ishte zgjuar. Drita e diellit e furnizon organizmin me të dhëna të cilat ndikojnë në dilatimin (zgjerimin) e bebzave të syrit, zgjuarsinë, ritmin e zemrës dhe nivelin e melatoninës. Në fakt, drita e cila depërton në retinë e rregullon ritmin e juaj cikardial (orën biologjike e cila e rregullon ndjesinë ditë-natë).

Ky reagim ndaj stinëve ndodhë kur koha bëhet e nxehtë dhe me diell, dhe trupi juaj fillon ti ekspozohet vazhdimisht dritës. Disa ndjejnë pagjumësi, apo bëhen më shumë aksioz, iritabil apo hiperaktivë gjatë pranverës dhe verës. Kjo gjendje quhet Crregullim Revers afektiv stinor.

Stinët gjithashtu ndikojnë në hormone, sistemin imunitar dhe në neurotransmiter, të cilët janë substanca kimike të trurit, tha eksperti Vandeëalle. Disa hulumtime kanë vënë në pah që stinët ndikojnë në aftësinë e të menduarit, por gjetjet nuk kanë qenë vendimtare, tha ai.

Trajtimi

Derisa gjatë dimrit metabolizmi i organizmit është më i ulët se gjatë verës pra trupi kalon në një gjendje hibernimi dhe mundohet që ta deponoj ushqimin në forma tjera në organizëm , kjo edhe si pasoj e faktit që rezistenca ndaj insulinës gjatë dimrit është më e madhe bën që në trup të grumbullohen materie të ndryshme.Prandej kërkohet dhe preferohet që të bëhet detoksikimi i trupit me metoda të ndryshme dhe metoda më e mirë është Terapia e lagësht me kupa (Hixhama).

Mungesa e rrezeve të diellit rritë nivelin e serotoninës dhe rritë nivelin e melatoninës duke sjellë edhe deri te një gjëndje e pasivitetit , përgjumjes por edhe deri te depresioni stinor, prandej preferohet lëvizja e vazhdueshme në ambientin e jashtëm dhe për këtë një mënyrë e mirë është praktikimi i namazit të përbashkët në faltore (Xhami). Dalja në natyrë për ecje, ecja e përshpejtuar etj.

Koha e ftohtë e dimrit është një vazokonstriktor (ngushtues i diametrit të enëve të gjakut) me cka edhe e pakeson oksigjenimin e duhur të indeve të buta (muskujve, tetivave, ligamenteve etj) me gjak të mjaftueshëm duke sjellë deri te mundësia më e madhe për grumbullim të toksinave por edhe për ftohje të këtyre strukturave që ndryshe quhet si reumë. Hixhama rritë mbi 30 herë qarkullimin e gjakut duke dhënë hiperoksigjenim dhe duke larguar plotësisht reumën në vendet e ftohura.

Ndikimi i stinës së dimrit në nivelin e neurotransmiterëve nxitë te disa persona edhe kokëdhembje të tillë si migrena , derisa terapia më efikase deri më tani për të gjitha llojet e kokëdhembjeve por në vecanti për migrenën është Hixhama. Njëkohësisht edhe një rregullator i fuqishëm i gjëndjes psikologjike dhe një balancues i homeoztazës. Pranvera është stina e duhur për ta shpërblyer organizmin me terapinë Hixhame.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini

Hixhama therapist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here