Home Këshilla Fara që njihet si ilaç i të gjitha sëmundjeve

Fara që njihet si ilaç i të gjitha sëmundjeve

0 views
0
SHARE

Shumë studime thonë se kjo farë ka veti të jashtëzakonshme.

Vështirë se keni dëgjuar për “Farën e Zezë” (nigella sativa) më herët.

Kjo farë njihet edhe nga shumë emra tjerë, por pavarësisht se si e quani efektet e saj mbeten të njëjtat gjithmonë. Duke filluar nga eliminimi i baktereve të dëmshme në trup, e deri tek rigjenerimi i qelizave dhe indeve trupore.

Më poshtë i keni dhjetë përfitime shëndetësore të Farës së Zezë, e të cilat i ka vërtetuar edhe shkenca.

Tipi 2 i diabetit – Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy gramë në ditë të farës së zezë mund të rezultojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, bashkë me zvogëlimin e rezistencës së insulinës, si dhe rritjen e funksionit të qelizës beta në pankreas.

EpilepsiaI- publikuar në Medical Science Monitor, një studim ka zbuluar se Fara e Zezë është efektive në zvogëlim e shpeshtësisë së krizave të epilepsisë tek fëmijët që rezistojnë trajtimet e duhura. Fara e zezë ka veti antikonvulsive.

Kanceri në zorrë të trashë – Në disa studime qelizore, Fara e Zezë është zbuluar se ka veti antikanceroze, më hollësisht e ndalon rritjen e qelizave kanceroze në zorrë të trashë. Në një studim me minj, kjo farë e ka luftuar me sukses kancerin në zorrë të trashë dhe nuk ka pasur efekte anësore.

Mbrojtja nga sulmet në zemër – Një ekstrakt nga Fara e Zezë është zbuluar që posedon kualitete për mbrojtjen e zemrës, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zemrës.

Kanceri i gjirit – Disa studime e kanë ndërlidhur ekstraktin thymoquinone nga nigella sativa me reduktimin e rritjes së kancerit në gji dhe rritjen e apoptozës (qelizë e vdekjes) në qelizat kanceroze të gjirit.

Këto përfitime shëndetësore të kësaj fare janë vetëm maja e ajsbergut.

Shumë studime tjera të ndryshme tregojnë se kjo farë misterioze është më e shëndetshme se ç’mund të imagjinojmë!

SHARE
Previous articleKush i shuan të këqijat dhe të jep lumturinë?
Next articleFRENO HIDHËRIMIN
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here