Home Edukim Familjarët e gjetën të vdekur ish-prokurorin Agron Matjani, jepen detajet e para

Familjarët e gjetën të vdekur ish-prokurorin Agron Matjani, jepen detajet e para

29 views
0
SHARE

Janë dhënë detajet e para rreth vdekjes së ish-prokurorit, Agron Matjani.

Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur se Matjani është gjendur i vdekur rreth orës 09:30, në banesën e tij në Prizren, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij  në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij”, thuhet në njoftim.

Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/familjaret-e-gjeten-te-vdekur-ish-prokurorin-agron-matjani-jepen-detajet-e-para/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here