Home Këshilla Familja, vater e ekuilibrit psiko-emotiv

Familja, vater e ekuilibrit psiko-emotiv

0 views
0
SHARE

Familja nuk eshte nje “fabrike” per prodhimin e njerezve, megjithese ruajtja e llojit eshte nje nga qellimet kryesore te saj. Ajo eshte baze e te gjithe structures social-kulturore dhe eshte nje mekanizem mese i mjaftueshem per te siguruar stabilitetin social, ideologjik e kulturor te shoqerise dhe shembellimin e saj ne te ardhmen. 

Nje nder keto funksione, eshte edhe ekuilibri psiko-emotiv; dashuria dhe xhentilesa (miresjellja). Raporti midis pjesetareve te familjes dhe, ne menyre te vecante mes burrit dhe gruas nuk eshte thjesht nje raport utilitar. Ky raport ka karakter shpirteror dhe prej tij burojne dashuri, xhentilese, mirekuptim, mbeshtetje, besim reciprok, shpirt sacrifice, perkrahje dhe ndihme. Vetem ne kontekstin familjar, keto te fundit jane potencialitet shpirteror i burrit dhe i gruas, kthehen ne realitet dhe bejne qe te lulezoje Brenda familjes bolleku dhe virtyti. 
Ne marredheniet bashkeshortore secili nga bashkeshortet perpiqet te permiresohet gjithnje e me teper. E pikerisht Brenda familjes ngulitet ne personalitetin e femijeve ndjenjat e solidaritetit,t e dashurise e te mirëkuptimit., te tolerances e te mirësjelljes. Ne familje realizohet ambienti me i peshtatshem per zhvillimin e formimin e personalitetit njerëzor. Per kete arsye Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te! ) thote se vendi me i bukur ne bote eshte shtëpia.
Zoti, lavdia i qofte Atij,e nënvizon ne disa vende ne Kur’an kete funksion te familjes dhe marteses:
“Eshte nga shenjat e Tij, qe Ai krijoi per ju, bashkeshorte nga vete lloji juaj, ku ju gjeni prehje dhe Ai vuri midis jush dashuri dhe meshire”.
Ne nje tjeter vend ne Kur’an marredhenia mes bashkeshorteve eshte krahasuar me ate midis veshjes dhe trupit:
“Ato jane per ju si nje mbulese (veshje) e si nje mbulese jeni dhe ju per to”
Keto fjale sublime, fjale te Zotit, nenvizojne lidhjen e ngushte midis bashkeshorteve, unitetin e tyre qe eshte dicka me e larte se nje barazi thjesht ne plan juridik. Burri dhe gruaja jane përshkruar te dy si veshje e njeri-tjetrit, e jo njeri si veshje e tjetri si trup. Veshja eshte dicka qe qendron fare prane trupit, eshte pkerisht kjo pjese e botes se jashtme qe behet nje pjese e qenies sone. Eshte ky intimiteti i raporteve qe ekziston midis te martuarve. Veshja zbukuron ate qe e vesh. Burri dhe gruaja plotesojne njeri-tjetrin; cdo njeri nga bashkeshortet plotëson, perfeksionon dhe pasuron tjetrin. Kjo marredhenie, e jetuar ne teresine e saj, e ben madje te pakonceptueshme ekzistencen e marredhenieve seksuale te jashtëligjshme. Te gjitha keto aspekte jane sintetizuar ne frazen: “bashkeshorte, ju jeni per njeri-tjetrin si nje veshje”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here