Home Education Ezani nuk ndalet në xhamitë e shkatërruara nga regjimi i Asadit në...

Ezani nuk ndalet në xhamitë e shkatërruara nga regjimi i Asadit në Gutën Lindore

21
0
SHARE

Ebu Gassan, muezini 20 vjeçar i xhamisë Huzejfe në Gutën Lindore e shembur gjatë sulmeve të ashpra të regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri, nuk lejon që të ndërpritet zëri i ezanit në xhaminë që është shndërruar në rrënojë. Ai duke ecur nga rrugët të shndërruara në rrënoja për shkak të rrethimit dhe sulmeve intensive që vazhdojnë, arrin në xhaminë Huzejfe ku 5 kohë e thërret ezanin dhe fal namazin edhe pse është i vetëm.

Sulmet tokësore dhe ajrore të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në Gutën Lindore të cilën e mbajnë nën rrethim, ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, ndërsa nga ana tjetër shumë shtëpi, ndërtesa dhe xhami janë shkatërruar.

Xhamia Huzejfe e cila është një ndër xhamitë historike në Gutën Lindore e cila ka qenë djep i shkencës dhe adhurimit, pas sulmeve të regjimit që nga 19 shkurti, është jashtë përdorimit për shkak të minares, mihrabit dhe mureve të jashtme të shkatërruar.

– Falet vetëm në xhaminë që ka mbetur pa xhemat

Muhammed Selilo me nofkën Ebu Gassan, i cili rreth 20 vjet është muezini i xhamisë Huzejfe, vazhdon të thërras pesë herë në ditë ezan dhe sela me zërin e bukurt të tij pranë mihrabit të xhamisë së shkatërruar.

Ebu Gassan në deklaratën për Anadolu Agency (AA), tha se është pikëlluese se është shkatërruar kjo xhami në të cilën rreth 20 vjet falet namaz dhe gati se çdo kohë e thirr ezanin.

“Në këtë xhami me njerëzit e rajonit mblidheshim, falnim namazet, lexonim Kur’an dhe bisedonim. Në muajt e Ramazanit ku faleshin teravitë, gjithashtu jepnim mësime për leximin e Kur’anit”, u shpreh Ebu Gassan.

– “Bombarduan çdo vend, madje edhe kishat”

Ai më tej theksoi se me fillimin e luftës së brendshme forcat e regjimit nuk kanë ngurruar së shënjesturari vendet e adhurimit në Gutën Lindore. “Bombarduan çdo vend, madje edhe kishat” tha ai.

Ebu Gassan theksoi se njerëzit janë detyruar të braktisin Gutën Lindore për shkak të sulmeve. “Kjo xhami u rindërtua në vitin 1989. Nuk mundesha ta braktisi këtë vend me të cilën kam momente shumë të bukura”, tha Ebu Gassan.

– “Për shkak të sulmeve të rastësishme të regjimit dhe rusëve xhamia u shkatërrua”

Muezini i xhamisë Huzejfe më tutje duke theksuar se e do shumë këtë xhami ku e ka kaluar jetën e tij dhe se ndodh një lidhje të fortë mes tyre, tha se “Për shkak të sulmeve të rastësishme të regjimit dhe rusëve siç shikoni xhamia u shkatërrua. Por besoni çdoherë vij këtu, edhe nëse jam i vetëm vij dhe e fali namazin këtu. Shkatërrimi i xhamisë nuk është pengesë që të vijë këtu ta thirri ezanin dhe t’i fali namazet këtu. Njeriu asnjëherë nuk mund të heqin dorë nga kujtimet dhe tokat të cilët kanë lindur”.

Në Gutën Lindore rreth 400 mijë civilë që prej 5 vitesh jetojnë nën bllokadë. Pavarësisht se Guta Lindore në Marrëveshjen e Astana-s u shpall “rajon për uljen e tensioneve”, regjimi i Asadit për të cilin rolin garantues e ka marrë përsipër Rusia, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin e tij në këtë rajon, ndërsa në muajt e fundit ka shtuar edhe sulmet e tij.

Në këtë rajon ku kriza njerëzore është thelluar ndodhen qindra të sëmurë që presin në mënyrë emergjente për evakuim. Shumica e tyre janë fëmijë dhe të sëmurë me kancer të përparuar. Ndërkohë që si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve kanë humbur jetën shumë foshnja në Gutën Lindore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here