Home Edukim Europol i vihet pas propagandës online, ndalon materialet e ISIS në internet

Europol i vihet pas propagandës online, ndalon materialet e ISIS në internet

35 views
0
SHARE

Agjencia e Bashkimit Evropian për krime, Europoli, ka ndërmarrë një spastrim masiv të llogarive të grupit militant ISIS në platformën Telegram, duke ulur kështu efektin e propagandës online.

Reduktimi i llogarive të përdorura nga militantët në këtë platformë online, e cila është e vetmja që përdoret nga ky grup, ka rezultuar me ulje të konsiderueshme të shpërndarjes së propagandës ëë këtij rrjeti.

Në deklaratën zyrtare të Europolit nuk janë dhënë shifra, mirëpo platforma Telegram ka thënë se 2,096 llogari të përdorura nga terroristët, janë larguar më 22 nëntor dhe 2,959 llogari tjera një ditë më vonë.

EUROPOLI ka deklaruar se ka bashkëpunuar në pamundësimin e shpërndarjes së propagandës online nga ana e ISIS-it në prill të vitit 2018.

Kësaj radhe me shënjestrimin e agjencisë së lajmeve Nashir, e cila publikon propagandën zyrtare të ISIS, EUROPOL ka arritur që të reduktojë ndjeshëm propagandën online të militantëve ekstremistë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/europol-i-vihet-pas-propagandes-online-ndalon-materialet-e-isis-ne-internet/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here